PS nis punën për Presidentin e ri, Rama mandaton Gjiknurin, Ballën dhe Spiropalin për negociata

Pasi dështuan dy herë për ta larguar para kohe Ilir Metën nga zyra e Presidentit, PS ka nisur punën për të gjetur emrin e ri që do të ulet në karrigen e kreut të shtetit pas 24 korrikut.

Kryesocialisti Edi Rama ka mandatuar Sekretarin e Përgjithshëm, kreun e grupit parlamentar dhe ministren e Shtetit për të negociuar me opozitën për të gjetur dakordsinë për një president konsensual.

Balla: Po afron dita që në Konferencën e kryetarëve Kuyvendi të ketë një kalendar që çon në zgjedhjet e presidentit. Jo më vonë se 24 maji duhet të ketë filluar procesi. Kuvendi do marrë kohën e duhur për të zhvilluar një proces.PS që ka udhëheqësinë e këtij procesi do të zhvillojë një proces, dëshira jonë është të ketë një seancë të hapur konsultimesh. Me mua do të jetë Spiropali dhe Gjiknuri të mandatuar nga grupi parlamentar për tu konsultuar me grupet e tjera parlamnentare, me deputetë, me gjithëkënd që është i interesuar për dialog. Konsultimet prej sot kanë filluar dhe brenda grupit tonë parlamentar. Deputetëve u është kërkuar të vijnë me propozime konkrete me qëllim që të kemi një listë të kandidaturave të mundshme për tu mbështetur më pas me firma.

Por në rast se pozitë-opozitë nuk do të gjejnë gjuhën e përbashkët për një kanditaturë të veçantë atëherë socialistët do ta zgjedhin vetëm me votat e tyre.

Balla: Në Kuvend nuk ka një grup i quajtur Grupi Parlamentar i Rithemelimit prandaj isha shumë i kujdesshëm kur thashë brenda Kuvendit me grupet parlamentare dhe grupet janë ato që ju dini. Çfarë ndodh brenda grupeve parlamentare është çështje e tyre. Kushtetuta ka sanksinuar që procesi është një proces që në tre raundet e para kërkon 84 vota dhe më pas mekanizmi zhbllokues ka parashikuar zgjedhjen në raundin e katërt apo të pestë me 71 vota. Rruga e integrimit ka parashikuar që ka nevojë për dialog.PS gjithmonë në rrugën e vet ka qenë e vetmja parti që ka kontribuar në vendosjen e standardeve. PS po inicion një proces me shumë standarde në mënyrën e konsultimit. Sa kohë Presidenti zgjidhet nga Parlamenti konsultimi ndodh në Parlament. Ne jemi sot në kohën e duhur për të iniciuar më pas dhe në kalendarin e Kuevendit një proces të rëndësishëm. Dëshira jonë për të pasur dialog brenda asaj që parashikon Kushtetuta. Procesi i zgjedhjes së Presidentit ndodh brenda Kuvendit. Nuk duhet të jetë një proces kulisash por demokratik.

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla është i sigurt se pas 24 korrikut vendi do të ketë një President ndryshe nga figura e Ilir Metës.

Balla: Presidentin e fundit në detyrë ka një president që në asnjë moment nuk ka qenë një president mbi palët por ka qenë një palë mes palëve, të palëve të opozitës. Në vitin 2022 do të zgjedhim një president i cili të jetë në aspektin diametrik të kundërt me atë që përfaqëson dhe ka përfaqësuar Ilir Meta.

Një kandidat për President mund të propozohet nga jo më pak se 20 deputetësh, ndërsa një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat.

Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.