Ndezën zjarr për hapjen e kullotave dhe dogjën pyje, dy të arrestuar në Tiranë e Vlorë
Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".
Shtetasi me iniciale D.S dyshohet se në fshatin Maknor, në lagjen "Ullishte", ka ndezur zjarr dhe si pasojë zjarri ka dalë nga kontrolli, duke djegur një sipërfaqe toke të pyllit të Maknorit.
Çadrat me vete, ja parashikimi i motit për sot
28 Mars, 08:03
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin.
Edhe në Vlorë policia arrestoi një 57-vjeçar shkatërrim të pronës me zjarr.
L. H ka ndezur zjarr në vendin e quajtur "Ish-grumbullimi", në Orikum, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimë të egra.

