Abazoviçit i duhen edhe 17 këshilltarë për të kryesuar komunën e Ulqinit
Shqiptaro-malazezi Dritan Abozoviç ka shpallur fitoren në komunën e Ulqinit, duke fituar 14 mandate këshilltarësh nga 33 që janë gjithsej. Megjithatë zv/kryeministrit dhe kreut të Lëvizjes URA do t’i duhet edhe një koalicion paszgjedhor për të siguruar maxhorancën në qeverinë lokale.
Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se koalicioni i tij ka arritur fitoren në zgjedhjet lokale në Ulqin.
Por, sipas rezultateve do duhet një koalicion paszgjedhor për të formuar pushtetin e ri në qytetin bregdetar, pasi Lëvizja Ura e Abazoviçit ka fituar 14 këshilltarë ose 4899 vota.
Këshilli i Komunës së Ulqinit përbëhet nga 33 këshilltarë dhe për kryesimin e qeverisës lokale duhen 17 këshilltarë për të formuar maxhorancën.
Partia më e madhe në vend e presidentit Millo Gjukanoviç DPS në koalicion me Partinë Boshnjake ka marrë 2170 vota ose 7 mandate këshilltarësh.
Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi të cilat janë në koalicion kanë marrë 5 mandate këshilltarësh e po kaq ka marrë edhe Forca e re demokratike e Genci Nimanbegut duke shënuar një rënie të votuesve të saj.
Ndërsa Demokratët e Malit të Zi të kryesuar nga ish-kreu i Kuvendit Alleksa Beçiç mundi të marrë vetëm 2 këshilltarë.
