Shqiptaro-malazezi Abazoviç: Nesër do kemi një qeveri europiane me mua Kryeministër

Shqiptaro-malazezi, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se Mali i Zi të hënën do të ketë një qeveri të re evropiane, sigurisht me atë kryeministër.

Mali i Zi duket se do t’i japë fund krizës politike në vend.

Zëvendëskryeministri në detyrë Dritan Abazoviç ka deklaruar për mediet se të hënën mund të formohet qeveria e re.

Abazoviç: Kryeministri është gati. Unë nuk do të pranoj shantazhet dhe dëshirën që dikush tjetër të formojë qeveri, jam shumë optimist. Pas zgjedhjeve lokale në dy komuna, nesër mund të kemi një qeveri të re evropiane.

Presidenti Millo Gjukanoviç në 3 mars i dha Abazoviçit të drejtën për të formuar qeverinë e re të pakicave pa partinë e kreu të shtetit DPS në kabinet.

Shqiptaro-malazezi ka punuar për të marrë parti të reja në qeverinë e pakicave e cila do të formohet me votat e partisë më të madhe opozitare në vend ajo e presidentit Gjukanoviç.

Kundër formimit të qeverisë së pakicave kanë dalë partia pro-serbe Fronti Demokratik dhe partia e Demokratëve e ish-kreut të Kuvendit Alleksa Beçiç i cili u shkarkua me iniciativën e kreut të Lëvizjes Ura Abazoviç.