Koalicioni i drejtuar nga Abazoviç merr Ulqinin. Shikoni videon e festës me fishekzjarre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2022, 00:12
Koalicioni “Për një fillim të ri” që udhëhiqet nga lëvizja URA e Dritan Abazoviç ka shpallur fitoren e komunës së Ulqinit në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën këtë të dielë, 27 mars 2022.
Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazovic, tha se koalicioni “Për një fillim të ri” (URA, PD, SD, SDP dhe AA) ka arritur fitore absolute në zgjedhjet lokale në Ulqin.
Ai tha se Ulqini ka kryetar të ri – Omer Bajraktarin.
Sipas të dhënave paraprake ky koalicion që udhëhiqet nga lëvizja URA e Dritan Abazoviç ka marrë 15 mandate në Këshill i ndjekur nga DPS dhe BS nga 6 mandate.
Të dhënat janë për 93% të fletëve të numëruara. Menjëherë pas shpalljes së rezultateve mbështetësit e Abazovic kanë nisur festën.