Vulin: Sot u bë hapi i parë përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi që duke i dëbuar serbët, nga institucionet në Kosovë, Albin Kurti ka vrarë Marrëveshjen e Brukselit, e cila nuk ekziston më pas këtij vendimi.
“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilat shqiptarët padyshim po i përgatisin. Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk mbledh një takim në Bruksel dhe ndalon çdo dhunë e aksion kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar nga urrejtja. Çfarëdo që të sjellin ditët në vijim, është e sigurt se Serbia ka bërë gjithçka për ta ruajtur paqen dhe se e gjithë përgjegjësia për stabilitetin në rajon tani varet nga Bashkimi Evropian, KFOR-i dhe Kurti”, tha Vulin, shkruan Tanjug.
Ky reagim i tij erdhi pas suspendimit të gjyqtares serbe në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, pasi, sipas tij, ajo mori pjesë në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd.
