Drejt Greqisë, turistët pa vaksinë

Greqia do të heqë detyrimin për të paraqitur pasaportën e vaksinimit kundër Covid-19 për grekët dhe turistët.

Sipas qeverisë greke, në prill pritet të hiqen të gjitha masat anti-covid dhe nuk do të aplikohen më gjobat për grupet e riskut të cilët nuk janë vaksinuar ende.

Komiteti grek i Ekspertëve do të lërë në fuqi masën për stafet shëndetësore të pavaksinuar.

E kështu mjekët e infermierët të cilët nuk janë të vaksinuar do të vijojnë të qëndrojnë të pezulluar deri në fund të 2022.

Në ndryshim nga viti i kaluar, turistët do mund të hynë të paktën me një test negativ në shtetin grek, por nuk është specifikuar ende nëse kjo masë do jetë vetëm për qytetarët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

E vetmja masë që pritet të ngelë në fuqi të paktën deri në muajin maj do të jetë maska mbrojtëse në ambientet e mbyllura dhe në transportin publik.