Kurti u drejtohet serbëve të Kosovës: Mos u ndikoni nga regjimi i Beogradit, kini besim te qeveria jonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video mesazh përmes rrjetit të tij sociale ku u drejtohet qytetarëve serbë të Kosovës.

Kurti u thotë atyre të kenë besim në institucionet dhe Qeverinë e Kosovës dhe të mos bien pre e regjimit autoritar që po bëhet në Beograd.

Kurti: Ju lutem që të mos u ndikoni nga regjimi autoritar në Beograd. Atyre nuk iu interesojnë të drejtat dhe përfitimi i serbëve të Kosovës.  Ata përpiqen ta destabilizojnë Kosovën për qëllime të tyre zgjedhore  edhe për interesat luftëndjellëse të ndonjë fuqie të madhe. Në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë në vendimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Për suspendimin e gjyqtares Liliana Stevanoviq mora vesh nga mediat, e kjo do të thotë se ajo megjithatë nuk është larguar nga puna. Unë angazhohem për drejtësi dhe të drejtën, por, unë nuk jam kryesues i Këshillit Gjyqësor, e as anëtar.