Greqi, shqiptarja hedh mbesat e mitura nga ballkoni, më pas vetëhidhet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Egaleo, Greqi.
Një shqiptare ka hedhur nga ballkoni dy mbesat e saj të mitura (fëmijët e motrës) dhe më pas është hedhur edhe vetë.
Sipas informacioneve, gruaja kishte shkuar në shtëpinë e motrës në Egaleo dhe për arsye të panjohura ka kapur fëmijët e mitur të motrës dhe i ka hedhur nga ballkoni dhe më pas është hedhur edhe vetë.
Nëna e fëmijëve ishte në gjendje shoku. Fëmijët e plagosur dhe tezja e tyre u transportuan menjëherë në spital.
Sipas medieve greke, dy fëmijët e mitur të moshës 2 dhe 5 vjeç ndodhen në spitalin e fëmijëve jashtë rrezikut për jetën.
Dëshmitarët
Dëshmitarët kanë thënë se tezja dhe nëna mbërritën në shtëpinë e cila ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Athanassiou Diakou dhe Nafpaktos, pak para orës 10:00 të mëngjesit të djeshëm, 25 mars dhe rreth gjysmë orë më vonë, për arsye të panjohura u shënua ngjarja e rëndë.
Sipas një fqinji, tezja pasi ka hedhur fëmijët ka hedhur edhe tenxhere nga ballkoni, pa rënë fatmirësisht mbi të miturit.
Nëna e fëmijëve ka qenë në shtëpi, por nuk ka pasur kohë të reagojë pasi gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, ndërsa babai i tyre ndodhej në punë në momentin e ngjarjes së rëndë, shkruan protothema.
