Kurti: Do të padisim Serbinë për gjenocid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2022, 09:26
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e tij po përgatit një gjenocid kundër Serbisë sa i përket ngjarjeve në vitin 1999.
Kurti shton se çështja është shumë komplekse dhe madhore dhe se gjenocidi nuk është një krim i vjetëruar.
Kreu i qeverisë shprehet se qeveria e tij po përgatitet përpara se të fillojë procesin dhe se gjenocidi u ndal nga ndërhyrja e NATO-s.
Lidhur me bombardimet e Aleancës së Atlantikut në vitin 1999, Kurti thotë se NATO e kuptoi se Millosheviçi mund të kryente të njëjtën në Kosovë si në Bosnje Hercegovinë.
