Raund i ri bisedimesh në Turqi, Ukraina e përgatitur të diskutojë statusin neutral me Rusinë
Ukraina dhe Rusia pritet të nisin sot një raund të ri bisedimesh në Turqi, (e hënë, 28 mars).
Këtë e ka bërë të ditur anëtari i ekipit negociator të Ukrainës, David Arakhamia.
“Rundi tjetër i bisedimeve do të mbahet deri më 30 mars në Turqi”, njoftoi negociatori ukrainas David Arakhamia.
Bisedimet e mëparshme me Rusinë, të nisura pas pushtimit të 24 shkurtit, u përshkruan nga Ukraina si "shumë të vështira".
Një takim i mëparshëm u zhvillua në Ankara të Turqisë, më 7 mars.
Aty u takuan ministrat e jashtëm të të dyja vendeve, Sergej Lavrov i Rusisë si dhe ai i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Në këto negociata nuk u arrit ndonjë pajtim me palëve.
Takimi ishte zhvilluar me ndërmjetësim të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.
Në një intervistë të gjatë rreth 90 minuta, presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelensky tha se shteti i tij është i përgatitur të diskutojë me Rusinë miratimin statusit neutral por ajo marrëveshje do të duhet të garantohet nga palët e treta dhe të vendoset në një referendum.
"Garancitë e sigurisë dhe neutraliteti, statusi jo-bërthamor i shtetit tonë. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për të. Kjo është pika më e rëndësishme," tha ai në video-intervistë.
Rusia po tenton që ta ndajë në dy pjesë Ukrainën, duke krijuar një rajon të kontrolluar nga Moska, pasi dështoi që ta pushtojë të gjithë vendin tha inteligjenca ushtarake ukrainase.
Rajoni lindor ukrainas, Luhansk, që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia, mund të mbajë një referendum për t’iu bashkuar Rusisë.
Ukraina tha se ka zmbrapsur pesë sulme ruse në rajonet lindore Donjeck dhe Luhansk, teksa Ministria britanike e Mbrojtjes, tha se rusët nuk kanë bërë përparim gjatë 24 orëve të fundit.
Një ministër ukrainas tha se ka pasur zjarr në afërsi të centralit të çmontuar bërthamor të Çernobilit.
Ky central, që ka qenë skenë e incidentit më të madh bërthamor në botë më 1986, vazhdon të jetë nën kontrollin e forcave ukrainase.
Ndërsa luftimet vazhdojnë në Ukrainë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, tha të dielën, më 27 mars, se 1,119 civilë janë vrarë dhe 1,790 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
Midis të vdekurve sipas OKB-së ishin rreth 15 vajza dhe 32 djem, si dhe 52 fëmijë, gjinia e të cilëve nuk dihet ende.
Këto shifra të OKB-së përfshinë periudhën nga 24 shkurti deri më 26 mars.
Numri aktual i viktimave pritet të jetë dukshëm më i lartë.
Sipas OKB-së, mbi dhjetë milionë persona janë zhvendosur për shkak të dhunës.
