Lufta në Ukrainë, OKB ngre alarmin: Gratë dhe fëmijët rrezikohen nga trafikantët e qenieve njerëzore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2022, 20:25
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres, ka ngritur alarmin duke thënë se gratë dhe fëmijët ukrainas, mund të bien pre trafikantëve të qenieve njerëzore.
Në një paralajmërim në rrjetet sociale, Guterres tha se kjo do të ishte tragjedi për ukrainasit.
Kjo deklaratë e tij, vjen pasi ukrainasit po largohen nga vendi për shkak të luftës, gjë e cila i detyron edhe t’u besojnë të huajve për të gjetur strehë.
“Për grabitqarët dhe trafikantët e qenieve njerëzore, lufta në Ukrainë nuk është një tragjedi. Është një mundësi e artë për trafikun e tyre, gratë dhe fëmijët janë preja e preferuar” ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres në Twitter.
Sipas tij, lufta shërben për të mbuluar këtë aktivitet kriminal.
