OKB: Rreth 3 mijë civilë të vrarë në Ukrainë, mes tyre 52 fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2022, 18:23
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut konfirmoi sot se 1,119 civilë ukrainas janë vrarë dhe 1,790 janë plagosur që kur Rusia filloi sulmin e saj në Ukrainë, më 24 shkurt.
Sipas mediave të huaja, midis viktimave 52 viktima janë fëmijë, 15 vajza dhe 32 djem.
Megjithatë sipas asaj që raportojnë mediat, shifrat reale të viktimave pritet të jenë shumë më të larta, sesa shifrat e konfirmuara.
