Lufta në Ukrainë, raundi i ri bisedimeve Kiev-Moskë nga 28 deri më 30 mars në Turqi

Raundi tjetër i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet nga 28 deri më 30 mars në Turqi.

Lajmin e ka bërë me dije një nga anëtarët e delegacionit ukrainas, David Arahamiya në një postim në rrjetet sociale.

"Sot, në raundin e bisedimeve me video, u vendos që raundi tjetër të mbahet në Turqi nga data 28 deri më 30 mars," tha ai.

Rusia pushtoi Ukrainën mëngjesin e 24 shkurt, e si pasojë qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 3 milionë janë larguar nga vendi.