Zelensky ‘sulmon’ Perëndimin: I mungon guximi për të ndihmuar Ukrainën të luftojë kundër Rusisë

“Është e pamundur të shpëtosh Mariupolin pa tanke dhe aeroplanë të tjerë"-ka thënë një një deklaratë për mediat presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa ka ‘sulmuar’ perëndimin duke thënë se nuk ka guxim që të ndihmojë Ukrianën për të luftuar kundër Rusisë.

Këtë deklaratë presidenti ukrainas e bëri pas publikimit të lajmin që raundi i tretë i negociatave Moskë-Kiev do të fillojë nesër deri më 30 mars në Turqi.

Zelensky në deklaratën e tij tha se  Perëndimi "luan ping-pong për të vendosur se kush duhet të dërgojë avionët".

 “Kam biseduar me mbrojtësit e Mariupolit sot. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Vendosmëria, heroizmi dhe qëndrueshmëria e tyre janë të habitshme. Sikur të kishin 1% të guximit ata që kanë menduar për 31 ditë se si të dorëzojnë dhjetëra avionë dhe tanke."- është shprehur ai.