Ministri i Bujqësisë në Ukrainë: Eksportet e grurit po përkeqësohen nga dita në ditë

Ministri i ri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi, thotë se aftësia e vendit për të eksportuar drithëra po përkeqësohet çdo ditë e më shumë dhe do të përmirësohet vetëm nëse lufta me Rusinë përfundon.

Duke folur në një konferencë televizive, Solskyi thotë se Ukraina, një nga eksportuesit më të mëdhenj të drithërave në botë, normalisht do të eksportonte 4-5 milion ton drithëra në muaj - një vëllim që ka rënë në vetëm disa qindra mijë ton.

"Ndikimi (në tregjet globale) është i drejtpërdrejtë, dramatik dhe i madh. Dhe vazhdon. Çdo ditë situata do të bëhet gjithnjë e më e vështirë," thotë ai.