Zelensky: Putin "rusofob", ushtria e Moskës po derusifikon Ukrainën
Presidenti Zelensky ka deklaruar se rusët po i derusifikon ushtria e Moskës dhe jo Ukraina siç pretendon Vladimir Putin. Presidenti ukrainas shton se forcat ruse po bombardojnë qytetet ku rusishtja flitet masivisht.
Presidenti Zelenski ka thënë se Rusia po e kryen vetë derusifikimin e Ukrainës.
Përmes një deklarate për mediet ai thotë se Putin po kthen në gërmadha qytetet ku rusishtja flitet në masë.
Zelenski: Ku rusishtja ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së përditshme njësoj si gjuha ukrainase, në lindje të Ukrainës, ju po i ktheni qytetet paqësore në gërmadha sot. Vetë Rusia po bën gjithçka për të siguruar që derusifikimi të ndodhë në territorin e shtetit tonë. Po e bëni ju! Gjatë këtij brezi dhe përgjithmonë. Ky është një tjetër manifestim i politikës suaj vetëvrasëse.
Në të shkuarën Moska ka pretenduar se qeveria e Kievit po kryen gjenocid ndaj rusëve në lindje të Ukrainës.
E sidomos në rajonin e Donbasit ku ndodhen edhe dy republikat e vetëshpallura Luhansk dhe Donjeck.
Edhe në 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin tha se do të inicionte të ashtuquajturin ‘operacion special’ për çlirimin dhe denazifikimin e rajonit të Donbasit.
Sipas pretendimeve të palës ruse në Donbas prej 8 vitesh tashmë, ushtria ukrainase po kryen sulme ndaj popullsisë pro Moskës.
