Dritan Goxhaj: Nuk mendoj se Rusia do ta ndajë më dysh Ukrainën. Synimi i pushtimit rus
Ish-ushtaraku Dritan Goxhaj, ka komentuar luftën në Ukrainë, e cila u pushtua nga Rusia mëngjesin e 24 shkurtit.
Në një intervistë për RTV Ora, Goxhaj tha se Rusia nuk mund ta ndajë në dysh Ukrainën, pasi sipas tij nuk është në plan të saj.
Një arsye tjetër sipas tij është se shumica e rusëve janë kundër pushtimit të Ukrainës.
Dritan Goxhaj: Nuk mendoj që Rusia mund ta ndajë në dysh Ukrainë. Nuk mendoj se ka pasur ndonjë plan për ndarjen e Ukrainës, sepse të ndash Ukrainën në dysh, do të thotë që Perëndimi ky që është, kurse Lindjen ta marrë Rusia. Nuk jemi në atë pikë. Pavarëisht se lindja është ruso-folëse, ata po hasin rezistencë në të gjitha qytetet. Edhe rusët që jetojnë atje nuk e kanë përkrahur pushtimin e Ukrainës.
I pyetur se a do i marrë Rusia qytetet e mëdha të Ukrainës, Goxhaj tha se kjo është shumë e vështirë.
Dritan Goxhaj: Nuk jemi në Luftën e Dytë Botërore. Forcat ruse nuk po godasin në mënyrë të diskriminuar, po mundohen të luftojnë me forca ushtarake, të godasin vendqëndrimet ushtarake. Në shkëmbimet e zjarrit duke qenë se bëhen në një qendër të banuar ku ka banorë është e pamundur që të shmangësh dhe viktimat. Dhe për këtë arsye marrja e këtyre qyteteve është shumë e vështirë dhe shumë e avasht sepse duhet ecur jo lagje më lagje, por godinë me godinë.
Ndër të tjera ai tregoi se cili është synimi i luftës së Rusisë në Ukrainë.
Dritan Goxhaj: Synimi I rusëve është marrja e një territori në lindje të Ukrainës dhe aktualisht duke qenë se I gjithë operacioni është bazuar në jug, kur raporti i forcave është i ndryshëm nga raporti i forcave në tërësi, sepse lufta përpara se të jetë strategji është matematikë, dhe matematika bazohet mbi raportin e forcave. Në tërësi totale në Ukrainë raporti i forcave është 3;1 në favor të ukrainasve. Raporti është shumë më i madh nga ana e ukrainasve, po ama ky raport ndryshon në varësi të zonave. Në zonën e Jugut numri i forcave ruse është më i madh se i forcave ukrainase. Duke qenë se ka përqendruar këto forca kryesisht në jug, i ka përqendruar në vendet ku diku njiheshin si Nova-Rusia.

