Moska paralajmëron mediat për intervistën e presidentit ukrainas: Mos guxoni ta transmetoni

Sot për herë të parë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për disa media ruse lidhur me situatën e luftës.

Ndërkohë rregullatori i medias në Moskë ka paralajmëruar të gjitha mediat të mos transmetojnë intervistën e presidentit ukrainas.

 Deri në këto momente intervista nuk është bërë publike, por ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

Rusia kohët e fundit ka miratuar ligje të reja që kufizojnë mënyrën në të cilën mediat ruse mund të raportojnë luftën në Ukrainë.

Ukraina u pushtua nga Rusia mëngjesin e 24 shkurtit.