"Putin shko në ferr, stop luftës!" Mijëra rusë protestojnë në Pragë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2022, 08:52

Mijëra qytetarë nga komuniteti rus i Pragës marshuan nëpër qytet duke valëvitur flamuj dhe parrulla që denonconin pushtimin rus të Ukrainës.
Disa aktivistë hodhën bojë të kuqe në shkallët e Ambasadës ruse në Pragë që simbolizon gjakun e të vrarëve të deritanishëm në luftë.
Duke mbajtur pankarta në duar ku shkruhej "Putin shko në ferr" dhe "Stop Putin, Stop luftës", protestuesit parakaluan në qendër të kryeqytetit çek.

