Nesër ndryshon ora /Do të flemë një orë më pak, por do të kemi shumë më shumë dritë.

Natën ndërmjet të shtunës së datës 26 dhe të dielës 27 mars, në orën 02:00, akrepat lëvizin një orë përpara, për shkak të ndryshimit, nga ora dimërore në orën verore.

Pra, në orën 02:00 akrepat do të zhvendosen në orën 03:00, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndërprisni gjumin.

Pajisjet elektronike si telefonat inteligjentë, kompjuterët, orët inteligjente dhe tabletët përditësohen automatikisht, ndërsa orët e dorës klasike dhe të gjitha orët analoge në përgjithësi mund të rregullohen të shtunën në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat, në mënyrë që të vendosni paraprakisht ritmin tuaj në orën e ditës.

Ndryshimi i orës përflitet që do të hiqet sipas një vendimi nga Parlamenti Evropian, por deri më tani nuk është vendosur asgjë.

Vendet e BE-së që vendosin të mbajnë orën verore do të duhet të bëjnë ndryshimin e tyre përfundimtar të dielën e fundit të marsit.