"Sherr me sëpatë", Meridian Ramcaj tregon momentin e tmerrit gjatë konfliktit me të dehurin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2022, 22:48
Meridian Ramcaj, i ftuar së fundmi në emisionin 'Glamour Zone', tregoi për moderatoren Ester Bylyku, një nga momentet më të frikshme që ka përjetuar.
Ai u shpreh se vite më parë, një person me sëpatë erdhi drejt tij.
Meridiani tha: 'Ka qenë koha që menaxhoja lokale në Tiranë. një person në gjendje të dehur, hyri në lokal me një sëpatë në dorë. Ishte e frikshme, nuk i dolëm përpara në atë moment. Por kur pamë që s'po i mbanin më këmbët, ndërhymë, sepse ishte shumë i dehur.'

