Berisha mori PD-në, Stresi: Nuk mund të mohohej e pamohueshmja!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2022, 08:00
Të shumta ishin reagimet ditën e djeshme, 25 mars pasi Gjykata e Tiranës miratoi ndryshimet në Statutin e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, i thirrur nga Sali Berisha.
Një nga mbështetësit e tij më të zjarrtë është reperi Stresi i cili nëpërmjet një postimi në Instagram nuk e fshehu entuziazmin.
"Nuk mund të mohohej e pamohueshmja", shkruan reperi krahas fotos së postuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit në "Air Albania."
Me vendimin e djeshëm të Gjykatës, Grupi i Rithemelimit mori selinë, logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

