"Sherri nisi pas takimit me Donaldin", Meridian Ramcaj zbulon si nisi sherri me Elgit Dodën
Meridian Ramcaj, një ndër emrat më të lakuar të momentit, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku në 'Glamour Zone'.
Për herë të parë Meridiani ka sqaruar të vërtetën e sherrit me Arjan Konomin, marrëdhënien me Donald dhe Romeo Veshaj, e së fundmi mosmarrëveshjen me Elgit Dodën, me të cilin pati disa thumbime edhe në rrjetet sociale.
Por si nisi gjithçka mes tyre?
Ester Bylyku: Po me Elgit Dodën, çfarë ndodhi?
Meridian Ramcaj: Elgiti ishte prekur për një fjalë që unë kisha thënë. Ai ishte brenda shtëpisë së BBV, dhe i tha (Donaldit) dicka në vesh që u përfol nga shumë njerëz. Nuk e ofendova, thjesht thash që produksioni duhet të jetë i kujdesshëm te personat që hyjnë brenda, sepse një fjalë apo një tjetër, keqinterpretohet nga jasht. Dhe nuk më pëlqeu si Elgiti bëri një status. Mëpas as unë nuk kisha pse të kursehesha. Unë nuk e di si një njeri mund të prishi pushimet e veta, ku po shijon luksin dhe të merret me një njeri, me mua për shembull.
