Video/ Fitore dramatike, Japonia pret biletën për në Katar, fundos Australinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2022, 13:13
Një tjetër ekip nga zona aziatike e eliminatoreve të Botërorit arrin të sigurojë biletën për në Kupën e Botës.
Japonia sot arriti të marrë një fitore dramatike ndaj Australisë në shtëpinë e këtyre të fundit duke i mposhtur me një fitore në minutat e fundit që në fakt nuk e priste askush.
Me vendasit që kishin 2 finale, me Japoninë sot dhe me Arabinë Saudine një përballje direkte, duket se gjërat po shkonin me një barazim dhe ndoshta po mendonin për finale e fundit me Arabinë por dy gola në minutat e fundit nga Mitoma në 89’ dhe 94’ shokuan vendasit.
Me këtë sukses Japonia shkon direkt në Katar madje kualifikon edhe Arabinë Saudine që ende nuk ka luajtur teksa Australia duhet të kënaqet me një vend në playoff./Ora News/.
