Sikur të mos ketë ndodhur asgjë, Rusia kërkon organizimin e Europianit 2028 dhe 2032
Në mesin e një lufte, ku Rusia ka shkaktuar qindra e mijëra viktima me agresionin ndaj Ukrainës, mendon edhe për gjëra të tjera të mëdha, siç është futbolli.
Madje edhe duke qenë një federate e përjashtuar nga çdo aktivitet ndërkombëtar i futbollit, Rusia pretendon dhe është gati të mirëpresë një event madhor siç është Kampionati Europian.
Siç mësohet, Moska zyrtare ka paraqitur një ofertë për të organizuar Kampionatin Evropian 2028 duke sfiduar çuditërisht Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, si kandidatët e vetëm për organizimin ose për të pritur EURO 2032, një edicion për të cilin Italia ka vendosur të paraqesë një kandidaturë dhe ku dukej favorite.
Lëvizja vjen pavarësisht se ekipet kombëtare dhe klube ruse janë pezulluar nga garat ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë. Një mbledhje e komitetit ekzekutiv të Federatës Ruse të Futbollit vendosi të "mbështesë vendimin për të deklaruar interes" në organizimin e Euro 2028 dhe Euro 2032, tha Federata në një deklaratë përpara skadimit të afatit për paraqitjen e shprehjeve të interesit në UEFA.
Më shumë se shanse konkrete, duket si një lëvizje për të treguar se Rusia po jeton në normalitet por të gjithë e shikojnë si shumë hipokrite këtë kërkesë nga Federata e Futbollit./Ora News/.
