Conor Mcgregor shkakton kaos në rrugët e Irlandës, përfundon në pranga

Sërish probleme për Conor Mcgregor. Ish kampioni i UFC ka përfunduar në prangat e policisë irlandeze pasi është parë duke drejtuar makinën në mênyrë të rrezikshme.

Mcgregor po i jepte makinës së tij luksoze, Bentley Continental GT në mënyrë të rrezikshme dhe të shpejtë dhe u ndalua menjëherë nga policia në Dublin.

Ata i sekuestruan makinën që e dërguan në rajon e më pas ia kthyen luftëtarit irlandez i cili i lirua në pritje të ngritjes së akuzave dhe gjyqit ndaj tij.

33-vjeçari u akuzua për ngarje të rrezikshme dhe do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut Blanchardstown muajin e ardhshëm.

“Ai është liruar në pritje të paraqitjes para Gjykatës së Qarkut Blanchardstown në një datë të mëvonshme”, thuhej në njoftimin e policisë teksa agjenti i McGregor konfirmoi se ylli i MMA-së i kaloi edhe testet e drogës edhe të alkoolit gjatë shoqërimit në polici.

Conor Mcgregor shkakton kaos në rrugët e Irlandës,

/Ora News/