Video/ Dueli i bishave. Njeriu më i fortë në botë sfidon njeriun më të frikshëm në planet
Në 2020, Hafthor 'Thor' Bjornsson u shpall njeriu më i fortë në botë ose siç njihet dhe ndryshe kompeticioni me emrin “World Strongest Man”.
Bisha islandeze u bë i vetmi që fitoi brenda një viti kalendarik 3 çmimet më të mira si “Arnold Strongman” dhe “Europe’s Strongest Man” bashkë me çmimin e mësipërm teksa prej një viti ka nisur dhe karrierën e boksit.
Dueli i fundit jashtëzakonisht i ndjekur ishte ai ndaj Edie Hall, një tjetër garues dhe kampion i “The World Strongest Man” të cilin e rrëzoi 2 herë në ring por në fund triumfoi me vendim unanim.
Gjithsesi kjo fitore vetëm sa i ka hapur oreksin dhe ndërkohë ka lëshuar një sfidë ndaj një rivali tjetër, një bishë tjetër nëse mund ta themi, “The Scariest Man On The Planet”.
Martyn Ford është emri i këtij të fundit por për shkak të pamjes së egër dhe formave të jashtëzakonshme fizike, ka marrë dhe pseudonimin e tillë.
Për t’u rikthyer te dueli, Hafthor 'Thor' Bjornsson ka pranuar të sfidojë rivalin e frikshëm vetëm nëse ai fiton duelin e tij që ka me 30 Prill, edhe ky një duel “alienësh” ndaj Hulkut Iranian.
Më poshtë mund të shikoni dhe si u transformua njeriu më i fortë në botë në një boksier e gjithashtu dhe stërvitjen e njeriut më të frikshëm në planet…../Ora News/.
View this post on Instagram
