"Koha na dha të drejtë", Këlliçi pas vendimit të Gjykatës: Sot fitoi e vërteta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2022, 15:12
Belind Këlliçi ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila njohu ndryshimet në Statutin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, i thirrur nga Sali Berisha. Këlliçi shkruan se sot fitoi e vërteta.
Këlliçi: Koha na dha të drejtë! Vota e 6 marsit na dha të drejtë! Gjykata na dha të drejtë!
Sovranitet absolut anëtarësisë së Partisë Demokratike!
Sot fitoi e vërteta! Fituan demokratët!
Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!
