Brozoviç “blindohet”, shifrat e kontratës. Interi ka 8 lojtarë pa rinovime
Për të kuptuar sesa i rëndësishëm është Marcelo Brozoviç për Interin mjafton të shikohen dy ndeshjet pa kroatin në fushë. Një skuadër pa ide dhe pa regji në fushë dhe sot iu dha fund një herë e mirë këtyre problemeve teksa klubi zikaltër zyrtarizoi rinovimin me lojtarin për 4 sezonet e tjera.
Për të kishin trokitur Real Madrid, Atletico, Liverpool madje me oferta më të mira se Interi që I bëri për rinovimin për Brozoviç zgjodhi zemrën duke pranuar ofertën e klubit me të cilët luan që prej Janarit të 2015.
Tashmë me këtë rinovim, ndryshe nga 3.5 mln euro që merrte, ai do të përfitojë 6.5 mln Euro neto në vit ndërsa për klubin do të rëndojë në bilanc 12 mln euro bruto.
Gjithsesi, Interi rinovon me lojtarin më të rëndësishëm për momentin por hallet vijojnë sepse janë 8 lojtarë të tjerë që janë në fund të kontratave të tyre respektive dhe nuk janë lojtarë më pak të rëndësishëm.
Samir Handanovic (paga 3,2 mln);
Ivan Perisic (paga 5 mln);
Matias Vecino (paga 2,5);
Danilo D’Ambrosio (paga 2);
Arturo Vidal (paga 6,5, opsion për rinovimin deri 2023);
Aleksandar Kolarov (paga 1,5);
Andrea Ranocchia (paga 1,8);
Alex Cordaz (paga 0,15)./Ora News/.
