Kina hedh poshtë pretendimet se ka ndihmuar Rusinë të përhapë dezinformatave në Ukrainë

Kina ka hedhur poshtë e perëndimit lidhur me akuzat për ndihmën e dhënë ndaj Rusisë në përhapjen e dezinformatave në Ukrainë.

Duke folur në një konferencë ditore, zëdhënësi i ministrisë së jashtme Wang Wenbin tha se Kina kishte vepruar në një mënyrë objektive dhe të drejtë që nga 24 shkurti.

Ai vazhdoi të pretendonte se komuniteti ndërkombëtar kishte shqetësime të mëdha në lidhje me laboratorët biologjikë amerikanë në Ukrainë.

“Akuzimi i Kinës për përhapjen e dezinformatave në Ukrainë është dezinformatë në vetvete." – tha Wenbin.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Kina ka vazhduar të mbajë pozicionin e saj neutral.

Më herët sot, kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj të rëndësishëm mbi Rusinë për të bërë presion për një zgjidhje të menjëhershme paqësore të krizës.

Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e aleancës, përfshirë Boris Johnson, i kërkuan gjithashtu Kinës që të ndalojë së përforcuari narrativat e rreme të Kremlinit për luftën dhe NATO-n.