Po prisnin të merrnin ndihma, rusët vrasin 6 persona në Kharkiv, plagosen 15 të tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2022, 17:45
Forcat ruse kanë goditur me raketa një parking në një qendër tregtare në Kharkiv.
Si pasojë e sulmit janë mbetur të vrarë 6 persona, ndërsa janë plagosur dhe 15 të tjerë.
Lajmin e ka bërë gurvenatori Oleg Syniehubov.
“Në momentin e sulmit, njerëzit po prisnin jashtë një zyre postare në qendër për të marrë ndihmën humanitare"-tha Syniehubov.
Nuk është hera e parë që forcat ruse vrasin qytetarët ukrainas në mënyrë barbare, pasi vetëm para pak ditësh vrau 10 persona teksa ishin në radhë duke pritur të merrnin bukën.
