Babai vret 2 fëmijët e tij, më pas edhe veten, gjenden të vdekur nga mamaja

Një 44-vjeçar italian vrau 2 fëmijët e tij, 13 dhe 7 vjeç në shtëpinë e tij në Mesenzanë (Varese) dhe më pas u vetëvra, bëjnë me dije mediat italiane. 

Mësohet se ai ishte në proces ndarjeje nga bashkëshortja, e cila mëngjesin e sotëm duhej të merrte fëmijët nga babai i tyre, tek i cili kishin kaluar natën.

Ka qenë nëna, mëngjesin e sotëm, ajo që ka zbuluar kufomat e dy fëmijëve të saj, një vajze 13-vjeçare dhe një djali 7-vjeçar.

Ata janë gjetur të pajetë në banesën ish-bashkëshortit të saj dhe dyshohet se ai i ka goditur me thikë ata.

Në vendngjarje mbërritën disa ambulanca, karabinierët e Luino-s dhe Varese-s si dhe kryetari i bashkisë së qytetit, Alberto Rossi.