Mariupol, qyteti më i goditur nga Rusia, më shumë se 100 mijë njerëz vuajnë për ushqime dhe ujë

Pas një muaji luftë, situata e dëshpëruar në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol vijon të jetë kaotike.

Rreth 100 mijë njerëz kanë mbetur të bllokuar pa ushqim, ujë apo energji elektrike, ndërsa bombardimet vijojnë në mënyrë periodike.

Përpjekjet për të krijuar korridore humanitare për të lejuar largimin e civilëve dhe dërgimin e ndihmave kanë dështuar vazhdimisht.

Mariupol është bërë qyteti më i bombarduar dhe më i dëmtuar që nga 24 shkurti, kur Rusia sulmoi Ukrainën.

Inteligjenca e vendeve perëndimore e shikon qytetin port si çelësin e fushatës ushtarake të Moskës kundër Ukrainës.