Kremlini pranon se Abramoviç ka qenë pjesë e negociatave: NATO arsyetim histerik për Ukrainën
Kremlini deklaron se përjashtimi i 12 diplomatëve amerikanë nga Rusia ishte një veprim I detyruar pasi muajin e kaluar SHBA dëboi 12 rusë nga misioni i vendit në OKB në Nju Jork lidhur me shqetësimet e sigurisë kombëtare
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë mori të mërkurën, 23 mars, një listë të diplomatëve të saj që u shpallën “persona non grata”.
Zëdhënësi rus Dmitry Peskov gjithashtu konfirmoi para gazetarëve se Roman Abramovich luajti një rol të hershëm në bisedimet e paqes. Peskov tha “Ai mori pjesë në fazën fillestare. Tani negociatat janë mes dy skuadrave, rusëve dhe ukrainasve”.
I pyetur se pse ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu nuk ishte parë në publik për disa kohë, gazetarëve iu tha se ai ishte i zënë me Ukrainën dhe tani nuk ishte koha për aktivitete mediatike.
Peskov tha gjithashtu se shumica e vendeve anëtare të NATO-s vuajnë nga një arsyetim histerik dhe joadekuat i asaj që po ndodh në Ukrainë.

