NATO forcon sigurinë: 40 mijë trupa ushtarake në Evropën Lindore. Më shumë avionë, nëndetëse e anije luftarake në gadishmëri

Udhëheqësit e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s kanë rënë dakord të forcojnë mbrojtjen e tyre në lindje në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

"Ne kemi aktivizuar planet e mbrojtjes së NATO-s, kemi vendosur elementë të Forcës së Reagimit të NATO-s dhe kemi vendosur 40,000 trupa në krahun tonë lindor," njoftuan ata në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve në Bruksel.

Shefi i Aleancës Jens Stoltenberg tha më herët se katër grupe ushtarake do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.

Stoltenberg tha se NATO ka rënë dakord të ndihmojë më tej Ukrainën. Në një konferenencë për median ai tha se ka një "realitet të ri sigurie" 

"Do të ketë shumë më shumë forca në pjesën lindore në një gjendje më të lartë gatishmërie. Në ajër, do të vendosen më shumë avionë, dhe në det, do të ketë grupe sulmi transportues, nëndetëse dhe anije luftarake"

Po forcohet gjithashtu edhe mbrojtja kibernetike dhe NATO do të ndihmojë gjithashtu Ukrainën të mbrohet kundër kërcënimeve bërthamore dhe biologjike, raporton BBC.