Borell: Lufta në Ukrainë do të vendoset në 15 ditët e ardhshme

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell u bëri thirrje 27 vendeve të BE-së që të vazhdojnë armatosjen e ushtrisë ukrainase sepse "gjithçka do të vendoset në 15 ditët e ardhshme".

Ukrainasit janë efikasë, beson Borrell dhe se po bëjnë një rezistencë të jashtëzakonshme, duke bërë që Rusia të mos depërtojë në bazat logjistike.

"Rezistenca e Ukrainës është e jashtëzakonshme. Ushtria ruse nuk po arrin të depërtojë më shumë se 200 kilometra nga bazat e saj logjistike dhe ka humbur shumë ushtarë dhe tanke, të cilat ne mund t'i shohim përmes satelitit.”

I pyetur nëse vendet e treta duhet të vazhdojnë të dërgojnë armë ushtrisë ukrainase, Borrell u përgjigj se kjo është gjëja më e rëndësishme sepse gjithçka do të vendoset në 15 ditët e ardhshme.

I pyetur për të shpjeguar afatin specifik, ai shtoi se nuk do të jetë brenda 24 orëve dhe theksoi se pushtimi rus dështoi.

“Rezistenca do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, por qëllimi i pushtimit rus ka dështuar”, tha ish-ministri i Jashtëm spanjoll.

Borrell tha se rusët kishin humbur një të tretën e trupave të tyre në muajin e kaluar, për aq kohë sa zgjati pushtimi i tyre në Ukrainë.

Ai vuri në dukje se Rusia aktualisht nuk dëshiron të negociojë asgjë sepse dëshiron të pushtojë territorin.