Ukraina shkatërron anijen e madhe luftarake ruse, shikoni videon

Një anije e madhe ruse është shkatërruar në gjirin e pushtuar të Beryanskës, në Ukrainën juglindore bëri të ditur marina ukrainase të enjten.

CNN raporton se videot në mediat sociale tregojnë një zjarr shumë të madh shoqëruar dhe me shpërthime por vetë nuk munnd të bëjë verifikimin.

Berdynsk ndodhet në Detin Azov dhe është afërsisht 70 kilometra në jugperëndim të Mariupolit. Qyteti ka një bazë të vogël detare dhe një popullsi prej rreth 100.000 banorësh. Trupat ushtarake ruse pushtuan për herë të parë ndërtesat qeveritare të Berdyanskut më 27 shkurt.

Rusia ka qenë në zotërim të portit që nga 27 shkurti dhe në fillim të kësaj jave kanali televiziv Zvezda i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse raportoi se Orsk ishte luftanija e parë ruse që hyri në Berdyansk, rreth 80 kilometra (50 milje) në perëndim nga qyteti i rrethuar i Mariupol.