Britani, shqiptarët akuzohen se rrëmbyen dhe përdhunuan 23-vjeçaren, dalin para gjykatës
Një femër 23 vjeç u rrëmbye nga qendra e qytetit natën e saj të parë pas karantinës, u mbajt e burgosur brenda natës dhe u përdhunua nga tre burra shqiptarë shprehet gjykata britanike.
Një grup burrash shqiptarë rrëmbyen, mbajtën të burgosur dhe përdhunuan një femër pas përfundimit të kufizimeve për Covid-19.
Vullnet Haka, 33 vjeç dhe Ibrahim Bezati, 36 vjeç, të dy nga Bedford, akuzohen për pengmarrje dhe katër akuza për përdhunim ndaj viktimës 23-vjeçare. Gemti Hyka, 31 vjeç, përballet me të njëjtat akuza si dhe për rrëmbim.
Gjykata e Luton Croën dëgjoi dje se e reja kishte qenë në një natë jashtë me shoqen e saj kur ata u ndanë ndërsa po largoheshin nga klubi i natës Vogue në qendër të Bedfordit në orët e para të 4 shtatorit të vitit të kaluar.
Shoqja i tha jurisë se ajo eci djathtas dhe viktima shkoi majtas për të shmangur një grup burrash që ziheshin jashtë në rrugë.
Por më pas dyshja humbën njëra-tjetrën dhe shoqja e saj, gjithashtu 23 vjeç, kaloi gjysmë ore duke e kërkuar atë.
Ndërkohë, rreth orës 7.30 të mëngjesit shoqja tha se mori një telefonatë nga e reja, e cila ishte duke qarë.
Ajo i tha shoqes se ishte në stacionin e policisë në Kempston duke i thënë: "Kam nevojë për mamin".
Dyshohet se ajo është rrëmbyer nga i pandehuri Hyka dhe është dërguar në një pronë ku është mbajtur e burgosur dhe dhunuar nga Hyka, Haka dhe Bezati.
E dhunuara tha se ishte në një shtëpi ku pretendohet se ishte përdhunuar. 'U luta që të më linin të shkoja. Isha e hutuar dhe e frikësuar”, tha ajo në gjykatë.
E reja tha se nuk do të pranonte kurrë të largohej me dikë që nuk e njihte dhe tha se nuk pranonte të bënte aktivitet seksual me askënd.
Shoqja e saj deklaroi se në një shkallë nga 1 deri në 10 se sa e dehur ishte shoqja e saj, ajo u përgjigj '7 ose 8'.
Gemti Hyka, 31 vjeç, nga Cambridge Road, Bedford mohon rrëmbimin, burgosjen dhe katër akuzat për përdhunim të gruas.
Po ashtu, edhe Vullnet Haka, 33 vjeç dhe Ibrahim Bezati, 36 vjeç, të dy nga Bedford, mohojnë burgimin dhe katër akuzat për përdhunim të gruas.
Të pandehurit ndihmohen në gjykatë nga një përkthyes shqiptar. Gjyqi është në vazhdim.

