SHBA do të japë 1 miliard ndihmë humanitare për Ukrainën
Presidenti Joe Biden njoftoi sot se SHBA do të japë 1 miliard dollarë ndihmë shtesë për sigurinë e Ukrainës, ndërsa lufta e vendit me Rusinë hyri në ditën e saj të 29-të.
Duke folur me udhëheqësit e NATO-s në Bruksel, Biden përsëriti "mbështetjen e tij të fortë" për popullin ukrainas në përvjetorin njëmujor të "pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar" të vendit nga Rusia.
Ai tha: Në javët e fundit, SHBA ka njoftuar 1 miliard dollarë ndihmë shtesë sigurie për Ukrainën, sisteme kundërajrore, armë kundër blindave, drone dhe miliona fishekë municionesh.
"Unë mirëpres hapat e shumë aleatëve të tjerë për të ofruar mbështetje mbrojtëse për Ukrainën dhe së bashku, ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë me pajisje shtesë, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, për të ndihmuar Ukrainën."
Biden tha gjithashtu se udhëheqësit politikë kishin diskutuar planet për të "forcuar mbrojtjen kolektive të NATO-s, veçanërisht në krahun lindor".
Ai tha se katër grupe të reja beteje ishin krijuar në Sllovaki, Rumani, Bullgari dhe Hungari dhe ky ishte një "sinjal i fortë" se aleanca do të "mbronte kolektivisht çdo centimetër të territorit të NATO-s".
