Dorëheqje? Berisha: Me bllofin nuk luhet, Bashizmi u arkivua me ikjen e Lulit

Dorëheqje?

“Me bllofin nuk mund të luhet” kështu u shpreh Sali  Berisha duke iu përgjigjur gazetarëve ku ru pyet nëse do të pranonte ofertën për tu dorëhequr.

“Mos harroni bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit dhe institucioneve. Ai u arkivua së bashku me dorëheqjen e Bashës. Askush nuk mund të mendojë të paraqesë sikur ekzistojnë dy formacione politike. Ekziston një. Me bllofin nuk mund të luhet. Luan sot vetëm një dyshe Baton Stanishic e Preç Zogaj që mbushin xhepat tek zyrat e Fugës” tha Berisha në një prononcim për median nga oborri i parlamentit.

Berisha nënvizoi gjithashtu se askush nuk ka autoritet që të ndryshojë 11 dhjetorin që u konfirmua më 6 mars. Grupi parlamentar është vetëm 1 nuk kemi dy”