Debati për çmimet, Tabaku: Në vendin tonë ka trokitur kriza e korrupsionit, jo e luftës
Seanca e sotme Parlamentare nisi ashtu siç ishte parashikuar, me mocionin me debat të kërkuar nga kryetari në detyrë i PD-së, Alibeaj. Fjalën e mori deputetja Jorida Tabaku e cila u shpreh se nuk ka nevojë për askënd për të folur kur bëhet fjalë për të mbrojtur qytetarin shqiptar.
Tabaku: Sot Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike e cila nuk ka asnjë lidhje me luftën, me dinamikat botërore, por ka lidhje me politikat ekonomike që Edi Rama ka ndjekur këto vite. Inflacioni në rritje po shoqërohet me rritjen e varfërisë. Kjo situatë kishte nisur që në fund të vitit të kaluar, pa nisur agresioni rus. në momentin kur duhej shitur energjia qeveria ble, në momentin kur duhej blerë, qeveria shiti. Sot kemi një padi në SPAK të dorëzuar nga PD për këtë çështje, për faktin që qeveria ka luajtur çdo ditë me fatin e shqiptarëve. Sot një familje shqiptare paguan 42% të të ardhurave të tyre për ushqime, ndërkohë që në Ballkan paguajnë 30%e në Evopë 12%.
Kriza e korrupsionit është ajo që ka trokitur në vendin tonë, jo kriza e luftës. Tregu zotërohet nga oligarkia, nuk është rastësi që çmimi i naftës ulet dhe ngrihet si me buton kur do qeveria. Kush janë arsyet që çmimi me 230 lekë për litër rritet më shpejt se çmimi në bursë? Arsyeja e parë janë taksat. Në gjithë botën po merren masa duke u ulur taksa, ndërkohë sot në Shqipëri bën lajm që buxheti i shteti mbledh më shumë të ardhura nga rritja e çmimeve. Ka vetëm një përfitues që është qeveria. Kemi kërkuar një ulje të taksave. Kemi çmimet më të shtrenjta të të gjitha produkteve, të shportës, ndërkohë që ka produktet që janë rritur deri në 30-40%. Sot ndodhemi në një kolaps të jashtëzakonshëm.
