Rrugët kombëtare pa ndriçim, eksperti: Vendim i pa menduar i ministrisë, duhet masa alternative
Ekspertët e sigurisë rrugore thonë se vendimi i ministrisë së Infrastrukturës për heqjen e ndriçimit në akset kombëtare me qëllim kursimin e energjisë mund të prodhojë aksidente. Sipas tyre, policia rrugore duhet të shtojnë patrullat e lëvizshme në mënyrë që të identifikojë shoferët problematikë.
Vendimi i ministrisë së Infrastrukturës për fikjen në një orar të kufizuar të dritave në segmentet kryesore nuk është përshëndetur nga ekspertet e sinjalistikës rrugore sipas tyre ky vendim mund të këtë një shtim të aksidenteve rrugore e ndërsa shtojnë së ministria duhet të kishte marrë më herët masat alternative.
Eksperti rrugor Arbën Luzi nuk e sheh të drejtë vendimin pasi sipas tij ndriçimi rrugor në akset kryesorë është domosdoshmëri për sigurinë e drejtimit të mjeteve.
"Kjo ul deri diku masën e sigurisë rrugore për disa drejtues mjetesh, të cilët nuk janë shumë të aftë në drejtimin e mjetit. Duhet ti shikojmë sepse një drejtues mjeti pavarësisht se u mësuam me detyrimin e ndriçimit i cili është në rrugët interurbane kryesore ose në autostrada duhet të ketë parësi drejtuesi i mjetit me dritat e shikimit të afërm. Nuk mund ti marr të gjitha masat për të evitur aksidentet".
Luzi shton se në këto situata policia rrugore duhet të marrë masa me forca e patrullime të shtuara.
"Patrullimi i tyre nëpër rrugët problematike është i domosdoshëm, tërheq vëmendjen e njerëzve dhe mund të përdoren dhe radarët sepse radarët janë më rreze dhe nuk kanë nevojë për ndriçim. "
Një nga sugjerimet e ekspertëve është që në këto segmente të vendosën sisteme ndriçimi që funksionojnë më panele diellore si një zgjidhje pa shumë kosto.
"Sot që jemi në këto kushte duhet të gjenden dhe metoda alternative, vendosja e sinjalizuesve, më bateri që karikohen ose bateri diellore që japin me ndërprerjen dritën dhe tërheqin vëmendjen drejtuesve të mjeteve natën".
Pas vendimit të ministrisë së infrastrukturës për heqjen e ndriçimit në aktet kombëtare në vendin tonë janë regjistruar disa aksidente rrugore.
Në ditën e parë të vendimit 3 automjete u përplasën në autostradën Tiranë-Durrës, por fatmirësisht pa viktima.
Për 2 muajt e parë të vitit në vend janë regjistruar 184 aksidente ku fatkeqësisht 32 persona kanë humbur jetën.
Sipas ekspertëve shkaktar kryesorë i aksidenteve është sjella e gabuar e shoferëve gjatë drejtimit të mjetit.
