Zjarr përgjatë zonës kodrinore në aksin Sinjë-Levan, digjen disa dynym dëllinja e shkurre
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën kodrinore përgjatë aksit Sinjë-Levan.
Zjarri është pikasur fillimisht në një pllajë me shkurre por i favorizuar nga era dhe barishtet përreth është përhapur në të gjithë zonën kodrinore duke e bërë tepër të vështirë vënien e tij nën kontroll.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugës për futjen e mjeteve në zonën e zjarrit, zjarrfikësit kanë punuar me mjete rrethanore dhe me pompa uji shpine duke penguar përhapjen më të gjerë të zjarrit në të gjithë zonën kodrinore.
Puna për lokalizimin e flakëve dhe vënien e zjarrin nën kontroll po vijon në të gjithë zonën, ku ka ende vatra të nxehta zjarri.
burimet paraprake të zjarrfikësve në vendngjarje konfirmojnë se janë djegur disa dynym me dëllinja e shkurre.
Mendohet se zjarri është shkaktuar nga vetë banorët e zonës që kishin ndezur zjarr për djegien e barishteve dhe hapjen e tokave të reja po zjarri u kishte dalë jashtë kontrollit.


