Rama për vdekjen e Albright: Gruaja që mbikqyri rrugën e lirisë së Kosovës, respekt
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për narjen nga jeta të ish-sekretares amerikane të shtetit.
Në një postim në rrjetet sociale ai vlerëson rolin e saj në lirinë e Kosovës.
"Lajm i trishtueshëm ndarja nga jeta e Sekretares së Shtetit, Madalene Albright, gruaja që mbikqyri rrugën e lirisë së Kosovës #RESPEKT".
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka vdekur të mërkurën, në moshën 84-vjeçare.
Ajo vdiq nga kanceri, u bë e ditur në një njoftim të publikuar nga familja Albright në rrjetin social Tëitter.
“Ajo ishte e rrethuar nga familjarët dhe miqtë”, u tha në deklaratën e familjes Albright.
Madeleine Albright ishte gruaja e parë e zgjedhur në këtë post më 1997. Në këtë post shërbeu deri në vitin 2001.
Albright ka qenë në Sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës.

