"Me llambë të kuqe po eci ka 6 ditë", korçarët kyçin makinat, dalin në këmbë

Të ndezësh makinën sot duhet ta mendosh dy herë.

Çmimi i karburanteve ka prekur vlerat historike, ndërsa për qytetarët ato janë të papërballueshme.

Korçarët thonë se këto javë po lënë makinat në shtëpi, ndërsa i përdorin vetëm kur kanë halle.

"E kemi kyçur makinën aty dhe le të rrijë në garazh."

"Më shumë po e lë parkuar makinën, po dalim në këmbë, mirë po na bën. Vështirë, shumë vështirë."

"Me llambë të kuqe po eci ka 6 ditë, si mund ta përballojmë kur unë marr 140 mijë ne lekë. I hodha 20 mijë dje as dritën nuk e fiku."

Të tjerë i kanë zëvendësuar me biçikleta, ndërsa shqetësim shprehin edhe për çmimet e ushqimeve!

"Nafta ka shkuar në stratosferë.  Çfarë do bëjmë me pensionin 130 mij lekë, ushqimet, naftën, të gjitha."

Sipas të dhënave nga karburantet të Korçë shitja ka rënë me 30% kjo si pasojë e rritjes së çmimeve.