Theu lejen e policisë, arrestohet grabitësi në Greqi, ishte fshehur tek mikesha e tij shqiptare
Është arrestuar 43-vjeçari, i cili ua arratis pak disa ditë më parë.
Mediat greke, bëjnë me dije se Vassilis Dimakis, i konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë u arrestua në Pire ditën e sotem.
Ai ishte liruar me leje dhe ruhej nga një byzylyk elektronik, por e theu atë duke u arratisur nga banesa ku po qëndronte.
Raportohet se i arratisuri u fsheh në banesën e një gruaje shqiptare e cila ishte e njohur për policinë greke.
Prej orës 12:30 të së enjtes së kaluar, byzylyku elektronik që i ishte dhënë të dënuarit të burgut të Korydallos, nuk ka dhënë më sinjal, ndërkohë autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimin e tij.
Ai ishte lënë i lirë pasi kishte planifikuar të “ndiqte” një kurs në Departamentin e Shkencave Politike dhe Administratës Publike, por nuk u paraqit kurrë. Gjurma e tij e fundit është regjistruar në zonën e Nicës. Dimakis është dënuar në total me 44 vite burg për grabitje, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim.
