Draghi i kërkon Kinës të mos mbështesë Rusinë

Kryeministri i Italisë Mario Draghi i ka kërkuar Kinës që të mos mbështesë aleatin e vjetër Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Në një fjalim në Parlamentin italian, Draghi tha gjithashtu se Presidenti Vladimir Putin nuk duket se ishte i interesuar për një armëpushim ose për të arritur një marrëveshje që mund të hapte rrugën për negociatat e suksesshme të paqes.

Komentet vijnë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës kishin qenë "të vështira" - por sugjeroi se ato po përparonin.

Gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm, drejtuar kombit dje, Zelensky tha: "Është shumë e vështirë, ndonjëherë konfrontuese. Por hap pas hapi ne po ecim përpara."

Udhëheqësi ukrainas vlerësoi gjithashtu se 100,000 civilë mbetën ende në Mariupol - qyteti port në bregun jugor i cili po përballet me granatime të vazhdueshme dhe është i rrethuar efektivisht nga forcat ruse, shkruan SkyNews.