Partia Demokratike nuk ngrihet më as me Viagra
Dorëheqja e Lulit, që është pjesë e një partie që nuk ka pasur kurrë demokraci, nuk ka pasur garë, nuk ka pasur debat dhe përplasje, as doktrinë filozofike - politike dhe ekonomike të djathtë siç dhe pretendon, por ka pasur korrupsion të lartë nga mësuesi Lulit dhe vetë Luli dhe Lulet e mësuesit të madh shokut Sali, tashmë ka dy ditë që nuk pushojnë së ngazëllyeri dhe atakuari Lulin, që nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka ndjekur dhe ka bërë si tutori tij Saliu. Dorëheqjen e Lulit po e trajtojnë si fitore të Luftës së Ftohtë nga Perendimi ne 1990.
Nga banaku në banak të TV-ve banaqe përdoret pa kursim fjalla tradhi nga Foltorja ke SHQUP-i dhe nga SHQUP-i ke Foltorja tregon se çfarë demokracie ka kjo forcë politike.
Kjo parti që nga dhjetori 1990 ka bllokuar zhvillimin normal të tentativës për të zhvilluar demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Kjo është çështja dhe jo bla-bla-bla dallkaukesh mediatik të banaqeve të paguar nga bosat politik me parat e korrupsionit dhe trafiqeve gjatë qeverisjeve të tyre dhe nga zgar-lehësit që rrinë të gatshëm për t'u katapultuar nga mësuesi i madh Sali-Parti si lule të reja për të qelbur Shqipërinë dhe shqiptarët se tashmë është bërë deti kos dhe të gjithë lugën në brez janë neveria e gjallë e këtij teatri absurd SHQUP-FOLTORE që as për të qeshur si komedi nuk të bëjnë më.
Këta që janë shkatarët dhe aktorët e kësaj gjendje, që kanë vjedhur, kanë bërë korrupsion galopant kur kanë qeverisur, kanë shkatërruar dhe mohuar pronën private me zaptuesit duke legalizuar krimin e zaptimit te pronës etc, këta po na premtojnë kthimin e shpresës?!! Është njesoj si të besosh Putinin të kthejë paqen në Ukrainë.
Nga që PD nuk ka kuptuar gjë dhe nuk ka si të kuptojë atë që nuk kupton për të moskuptuar, do të vazhdojë Rilindja-Rama të dhjesë Shqipërinë dhe shqiptarët si ti dojë palla.