Noka akuza të forta ndaj deputetëve që mbështesin Basha: Pengje të pallateve dhe të ambasadave lindore

Deputeti Flamur Noka ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës dhe deputetëve mbështetës të tij.

Në një intervistë për Ora News, u shpreh se në PD janë 5 deputetë përfshirë dhe Bashën të cilët janë marrë peng. Ai tha se ato janë pengje pallatesh dhe të ambasadave lindore, megjithatë nuk ka folur me emra dhe me raste konkrete.

Flamur Noka: Në PD janë 5 deputetë që i kanë qëndruar në krahë Bravës që nga dita e parë deri më tani, kundër demokratëve, e sigurisht kundër Sali Berishës. Janë ata të 5-të që kanë marrë vendimin për ta asgjësuar PD. Janë të të 5-të peng. Brava është histori pengjesh. Dikush është peng pallatesh, dikush peng interesash në një qark tjetër, dikush peng i pallatit në Xhenova. Dikush peng i ambasade lindore. Brava i ka mbledhur aty.